Dy shkodrane nga komuniteti LGBT+ fitojnë azilin në Angli: Në Shqipëri përballemi me homofobi

Dy shkodrane nga komuniteti LGBT+ fitojnë azilin në Angli: Në Shqipëri përballemi me homofobi

Me argumentin se njerëzit në Shqipëri janë homofobë, dy vajza nga komuniteti LGBT+ kanë bindur autoritetet britanike, që aprovuan kërkesën e tyre për azil. Dy gratë, që sipas Daily Mail janë nga Shkodra, pretenduan se në Shqipëri ishin rrëmbyer nga burra të maskuar, që i dhunuan dhe i sulmuan fizikisht. “E gjitha për shkak të orientimit tonë seksual”, janë shprehur ato në gjykatë, duke theksuar se do të ishte shumë e rrezikshme që ata të deportoheshin në shtëpi. “Ndonëse homoseksualiteti nuk është i paligjshëm në Shqipëri, popullsia e vendit është konservatore dhe dominohet nga meshkujt”, është shprehur avokati i grave....
Burimi: Top-Channel.tv