Dy persona humbën jetën nga rryma në Vaun e Dejës, QKUM: Ambulancat u nisën nga Shkodra
Dy persona kanë humbur jetën pas goditjes nga rryma elektrike në dy momente të ndryshme, në një ngjarje të rëndë të ndodhur më 29 gusht në Vaun e Dejës. Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar pas ngjarjes, duke sqaruar kronologjinë e ndërhyrjes së ekipeve mjekësore dhe kohën e mbërritjes së ambulancave në vendngjarje. Rasti i parë u raportua në orën 18:03 si urgjencë për goditje elektrike. Në vendngjarje ndodhej një infermiere e zonës, e cila kishte nisur menjëherë reanimimin kardiopulmonar, por nuk arriti të rikthente qarkullimin spontan. Në momentin e marrjes së njoftimit, ambulanca e Vaut të Dejës ishte jashtë funksionit për shkak të një defekti teknik. Për këtë arsye, drejt vendngjarjes u nis një ambulancë nga Spitali i Shkodrës, e cila mbërriti në...
Burimi:
gijotina.com