Dy ndeshje pa tifozë për Tiranën, ja kur nis dënimi

Dy ndeshje pa tifozë për Tiranën, ja kur nis dënimi

KF Tirana ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale se Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka vendosur ta dënojë klubin me zhvillimin e dy ndeshjeve pa praninë e spektatorëve. Në zbatim të këtij vendimi, ndeshja e parë që do të preket nga masa disiplinore është ajo ndaj Vorës. Takimi është programuar të luhet këtë të diel, në orën 16:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, por do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Pak ditë përpara kësaj përballjeje, klubi bardheblu ka publikuar komunikimin zyrtar, duke sqaruar se masa do të zbatohet në dy ndeshjet e ardhshme që Tirana do të luajë në shtëpi gjatë këtij sezoni. Në reagimin e saj, Tirana shpreh keqardhjen për faktin se skuadra do të duhet të...