Dy makinat përplasen në Lezhë-Manati/ Lëndohen 5 persona, 1 prej tyre dërgohet drejt Traumës

Dy makinat përplasen në Lezhë-Manati/ Lëndohen 5 persona, 1 prej tyre dërgohet drejt Traumës

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin e vjetër rrugor “Lezhë-Manati”, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke lënduar kështu 5 persona. Gazetari i Klan News, Martin Marku, raporton se një prej të lënduarve ka fraktura të shumta në trup dhe po dërgohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë mjekim më të specializuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.15, kur dy drejtuesit e makinave, shtetasi A.K., 60 vjeç dhe K.Gj., rreth 25 vjeç, u përplasën. Fatmirësisht të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Burimi: Javanews.al