DY KANDIDATË, VETËM NJË FITUES/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së

DY KANDIDATË, VETËM NJË FITUES/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së

Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në votimin për përfaqësuesin e Gjykatës së Lartë u regjistrua një rezultat i barabartë mes kandidatëve, me 179 vota për secilin prej tyre. Në kushtet e barazimit, rregullorja parashikon që fituesi të përcaktohet përmes shortit. Pas hedhjes së shortit me gogla, fitues u shpall gjyqtari Sandër Simoni, i cili do të jetë anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ndërkohë, procesi i zgjedhjes vijon me votimin për dy anëtarët e tjerë të KLGJ-së, të cilët do të përfaqësojnë gjykatat e niveleve të tjera. Zgjedhja e anëtarëve të rinj zhvillohet në kuadër të procedurave për përbërjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, institucioni që administron dhe mbikëqyr funksionimin e...