Dy javë kontrolle në Gjirokastër, Policia Rrugore vendos mbi 2 mijë gjoba

Dy javë kontrolle në Gjirokastër, Policia Rrugore vendos mbi 2 mijë gjoba

Policia Rrugore e Gjirokastrës ka intensifikuar monitorimin në të gjitha akset rrugore të qarkut, me kontrolle 24 orë në 7 ditë dhe përdorimin e pajisjeve bashkëkohore, me fokus kryesor garantimin e sigurisë së përdoruesve të rrugës. Në vëmendje të veçantë janë edhe institucionet arsimore, ku është shtuar prania e shërbimeve të Policisë Rrugore gjatë hyrjes dhe daljes së nxënësve, për të garantuar sigurinë e tyre dhe për të menaxhuar lëvizjen e automjeteve në këto zona. Gjatë dy javëve të fundit, si rezultat i monitorimit dhe kontrolleve të vazhdueshme, janë arrestuar apo proceduar penalisht 7 shtetas, ndërsa janë pezulluar 38 leje drejtimi. Në të njëjtën periudhë, Policia Rrugore ka vendosur 2,268 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit. Ndër shkeljet kryesore të konstatuara...