Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital
E dënuara me vdekje në Tennesse, Christa Pike, është dërguar në spital pasi zemra e saj vazhdonte të rrihte pas dy injeksioneve vdekjeprurëse gjatë ekzekutimit, ka deklaruar avokati i saj. Ekipi i saj ligjor paraqiti një kërkesë urgjente për pezullimin e ekzekutimit të të dënuarës për vrasje, duke deklaruar: “Zonja Pike ka humbur ndjenjat dhe ende ka rrahje zemre”. Ndaj saj u përdorën dy shiringa me pentobarbital. Pike u dënua me vdekje në vitin 1996 për vrasjen e 19-vjeçares Colleen Slemmer. Pike ishte 18 vjeçe kur, së bashku me të dashurin e atëhershëm, Tadaryl Shipp, rrahën, torturuan dhe vranë 19-vjeçaren Slemmer, të cilën e kishin njohur në një kamp trajnimi për të rinjtë. Nëna e Slemmer, May Martinez, tha se dëshironte që ekzekutimi të kryhej,...
Burimi:
javanews.al