Pas konstituimit, kandidati i listës së studentëve Aleksandar Çupiç, zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë!

Pas konstituimit, kandidati i listës së studentëve Aleksandar Çupiç, zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë!

Aleksandar Çupiç, kandidati i Listës Studentore, është zgjedhur kryetar i ri i Kuvendit të Serbisë, pasi siguroi mbështetjen e 140 deputetëve në votimin e zhvilluar gjatë ditës së tretë të seancës konstituive. Rivali i tij, Stojan Radenoviç, i propozuar nga grupi parlamentar opozitar “Serbia fiton”, mori 97 vota. Procesi u zhvillua përmes votimit të hapur, ku secili deputet shprehu qëndrimin e tij pas thirrjes së emrit. Menjëherë pas shpalljes së rezultatit, Çupiç mori drejtimin e seancës parlamentare, duke mbajtur edhe fjalimin e parë në detyrën e re. “Më është besuar një nder dhe një përgjegjësi e madhe”, deklaroi ai, ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes forcave politike. “Dialogu dhe toleranca duhet të bëhen pjesë e kulturës politike të secilit prej nesh”, u shpreh kryetari i...