Dy gra të reja nga Kosova shpërblehen me çmime të rëndësishme në fushën e sigurisë kibernetike

Dy gra të reja nga Kosova shpërblehen me çmime të rëndësishme në fushën e sigurisë kibernetike

Dy gra të reja nga Kosova kanë arritur të shpërfaqin talentin dhe aftësitë e tyre në skenën ndërkombëtare të teknologjisë, duke fituar çmime prestigjioze në fushën e sigurisë kibernetike. Dredhza Braina, një 22-vjeçare nga Prishtina, ka fituar çmimin Global Cybersecurity Woman of the Year në kategorinë “Barrier Breaker”. Ajo ka ndarë emocionet e saj në një postim në Facebook, ku shprehu mirënjohje për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi. “Po po, vendi i parë në botë, për mua, për ne, e për Kosovën! Fituese e çmimit Global Cybersecurity Woman of the Year në kategorinë ‘Barrier Breaker’. Jam pafundësisht mirënjohëse për të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi, familja ime, miqtë, komuniteti dhe dashamirët, ju faleminderit nga zemra! Ky...