Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dy ditë përpara zgjedhjeve, Rama fal gjobat me vendim qeverie
👁1978
Vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve, Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim që fal një sërë gjobash dhe masash administrative të vendosura ndër vite ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Vendimi i miratuar këtë të premte parashikon shfuqizimin e të gjitha masave administrative të paekzekutuara që janë vendosur gjatë periudhës 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024. Falja përfshin gjoba të vendosura nga një sërë institucionesh publike, përfshirë Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake, Inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor. Të gjitha këto institucione janë të detyruara të hartojnë...