Dy automjete përplasen kokë më kokë në rrugën e Arbërit

Dy automjete përplasen kokë më kokë në rrugën e Arbërit

Një aksident i frikshëm është shënuar ditën e sotme në segmentin e Rrugës së Arbrit, pranë urës së Gjoricës mbi lumin Drin. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar plagosjen e të dy drejtuesve të mjeteve, të cilët janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Burimi: Syri.net