Dy aksidente me vdekje në pak ditë në Korçë-Pogradec, qytetarët apelojnë për rritjen e sigurisë rrugore
Në vetëm pak ditë në aksin Korçë- Pogradec janë shënuar dy aksidente me vdekje. Viktimat kanë qenë kalimtarë të cilët janë përplasur nga mjetet në afërsi të fshatrave Çiflig e Bulgarec. Sipas qytetarëve, në këtë aks rrugor, aksidentet janë të shpeshta për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor si nga drejtuesit e mjeteve por edhe nga kalimtarët. Ata shprehen të frikësuar nga këto ngjarje, ndërsa thonë se janë të detyruar të kalojnë rrugën disa herë në ditë pasi kanë tokat në anën tjetër. Në këto kushte, kërkojnë më tepër kontrolle nga ana e policisë, apo edhe ndërtimin e mbikalimeve në disa vende ku është e nevojshme. “Aq aksidente po bëhen, kalojmë rrugën me frikë”, tha një qytetare. “Po ndodhin shumë aksidente. Duhet mbikalim...
Burimi:
javanews.al