Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Durrësi e hapi sezonin! Qyteti është mbushur me vizitorë nga shumë vende të botës
👁8881
Me rritjen e temperaturave, turistët e huaj janë shtuar në Durrës. Ata i sheh kudo, në bregdet, nëpër rrugicat e vjetra të qytetit dhe pranë siteve arkeologjike. Shumë prej tyre e vizitojnë për herë të parë Shqipërinë dhe mbeten të befasuar nga mikpritja, kuzhina dhe natyra. “Jam e mahnitur. Ishim në Itali dhe nuk e prisja që ushqimi të ishte kaq i shijshëm këtu. Njerëzit janë shumë mikpritës, plazhet dhe moti, i mrekullueshëm dhe ka aq shumë për të parë”, tha një turiste. “Po kalojmë jashtëzakonisht mirë. Kemi vetëm dy ditë këtu, por gjithçka është mbresëlënëse”, u shpreh një tjetër....