Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Durrës/ Sherr për një vend parkimi mes dy vajzave, policia dhe ambulanca në vendngjarje
👁4466
Dy vajza janë përfshirë në një konflikt mbrëmjen e sotme në Durrës. Sipas dëshmitarëve, situata mes vajzave është përshkallëzuar, duke shkaktuar shqetësim në zonë.Për qetësimin e situatës është dashur ndërhyrja e policisë, ndërsa një ambulancë ka mbërritur për të ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore. Autoritetet po hetojnë shkaqet e përplasjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një parkim që njëra prej vajzave ka pretenduar se ishte i saj.