Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Durrës/ Përfshihet nga flakët një automjet pranë stacionit të trenit
👁13499
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen nr. 4 në qytetin e Durrësit, pranë stacionit të trenit. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Mësohet se ka pasur dëmet materiale të konsiderueshme, pasi makina është shkatërruar tërësisht nga zjarri. Dy automjete të shërbimit zjarrfikës kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke arritur të neutralizojnë flakët dhe të shmangin përhapjen e zjarrit në automjetet e tjera të parkuara në afërsi. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit dhe për të përcaktuar nëse zjarri ishte...