Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Durrës-Kukës, 22 mln euro nga tarifa; 45 punonjës për ta mbledhur atë, 26 për mirëmbajtjen e rrugës
Qeveria e Shqipërisë i dha rëndësi mirëmbajtjes së Autostradës Durrës-Kukës duke kontraktuar shërbimin nëpërmjet formës koncesionare ROT (Rindërtim, operim, transferim), ku nëpërmjet tarifës 5 uro për automjetet e vogla do të sigurohet mirëmbajtja e segmentit për 30 vite duke nisur nga 2017-ta.“Albanian Highway Concession” që ka fituar koncesionin për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës Milot–Morinë, me afat 30 vjet, zbatimi i të cilës nisi në shtator të vitit 2018, raportoi të ardhura 3.6 miliardë lekë në vitin 2024, me rritje të fortë prej 68% me bazë vjetore.Nga kjo shumë, të ardhurat nga aktiviteti kreysor i kompanisë, mbledhja e tarifave (neto), ishin 1.85 miliardë lekë, me një zgjerim prej 16%, ndërsa “Të ardhurat e përllogaritura mbi vlerën e investimit të kryer”, pothuajse u trefishuan në...