Durrës/ Humb jetën turisti nga RMV, pësoi arrest kardiak pasi hyri në det

Durrës/ Humb jetën turisti nga RMV, pësoi arrest kardiak pasi hyri në det

Një turist nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Shkëmbin e Kavajës. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se 66-vjeçari ka humbur jetën pas një arresti kardiak që pësoi pas hyrjes në det. Njoftimi i policisë: Rreth orës 19:00, në Shkëmbin e Kavajës, shtetasi Sh. A., 66 vjeç, banues në Maqedoni, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në det e për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 66-vjeçarit.  
Burimi: Opinion.al