Durrës, aksidentoi këmbësorin dhe u largua/ Arrestohet 42 vjeçari

Durrës, aksidentoi këmbësorin dhe u largua/ Arrestohet 42 vjeçari

Është vënë në pranga nga policia një 42-vjeçar pasi mbrëmjen e djeshme, në Sukth të Durrësit, dyshohet se aksidentoi me automjet, një këmbësor, dhe u largua. Blutë e Durrësit kanë identifikuar dhe arrestuar shtetasin D. M., 42 vjeç, banues në Sukth. “Shërbimet e Policisë, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se një shtetas ishte aksidentuar me automjet, në Sukth, dhe se drejtuesi ishte larguar nga vendi i aksidentit, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasin D....
Burimi: Opinion.al