Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Dumfries: Humbja e finales dhe largimi i Inzaghit ishin tronditëse për Interin
9 Qershor 2025 8:13 Alfred Lleshi Dëshpërimi për humbjen në finalen e Champions League kundër PSG-së vazhdon të rëndojë në dhomën e zhveshjes së Interit. Këtë e dëshmon edhe Denzel Dumfries, i cili në një intervistë për të përditshmen holandeze “Algemeen Dagblad” ka treguar momentin e vështirë që po kalojnë zikaltrit, duke u ndalur veçanërisht te largimi i trajnerit Simone Inzaghi. “Me Inzaghin kemi mbërritur bashkë tek Interi katër vite më parë. Me të, stafin dhe shokët e skuadrës kishim krijuar një grup shumë të lidhur, thuajse si një familje. Pas finales së Mynihut nuk jemi parë më fizikisht, por...