Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese
👁10618
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani zhvilloi ditën e sotme një vizitë në Hagë. Dumani u prit në selinë e agjencisë në Hagë nga Presidenti i EUROJUST, Michael Shmid. Ata diskutuan për rezultatet e arritura si dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy agjencive të zbatimit të ligjit, SPAK dhe Eurojust. Lajmi është bërë i ditur nga vetë SPAK përmes një postimi në rrjete sociale. “Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z. Altin Dumani u prit nga Presidenti i EUROJUST, z. Michael Shmid në selinë e agjencisë...