Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dumani, Çela dhe Proda takohen me Celibashin, vizitojnë Qendrën Operacionale të Kundër Krimeve Zgjedhore në KQZ
👁8773
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Ilirjan Celibashi Komisioneri Shtetwror i Zgjedhjeve ka zhvilluar një takim në ambientet e KQZ-së me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, si edhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Raportohet se qëllimi i këtij takimi ishte rritja e koordinimit ndërinstitucional në funksion të garantimit të integritetit të zgjedhjeve dhe forcimit të mekanizmave për parandalimin dhe ndëshkimin e çdo forme shkeljeje të ligjit zgjedhor. Në fokus të diskutimeve ishin masat e përbashkëta që institucionet po ndërmarrin për të garantuar një proces zgjedhor të qetë, të sigurt dhe të besueshëm në të gjitha fazat...