DUKAGJINASI QË U BË POET I MADH I PERANDORISË OSMANE

DUKAGJINASI QË U BË POET I MADH I PERANDORISË OSMANE

Pikërisht në periudhën e artë të lulëzimit të artit dhe kulturës artit-arkitekturës, pikturës dhe letërsisë si dhe të ekspansionit të Perandorisë Osmane kur sundoi Sull Sylejmani, një poet shqiptar ngritët në majat më të larta të mjeshtërisë së vjershërimit të shekullit të XVI. Është ky Jahja bej Dukagjini (1498-1582), i njohur në botën osmane si Dukagin-zade Yahya bey, i cili u bë ndër më të famshmit vjershëtarë të kohës në të cilën jetoi. Në një mjedis të tillë, ku artin e thurjes së vargjeve e ushtronin dhe e adhuronin shtresat më intelektuale dhe më të larta të shoqërisë, përfshirë edhe sulltanët-të qenët poet i mirëfilltë ishte privilegj dhe nder i madh, ishte lavdi. Jahja bej Dukagjini ishte pasardhës i trungut të thellë të familjes së...