“Duhet analizë brenda PD”, Alimehmeti akuzon KAS pas rinumërimit: Po lexon gabim fletët e votimit

“Duhet analizë brenda PD”, Alimehmeti akuzon KAS pas rinumërimit: Po lexon gabim fletët e votimit

Beteja e rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës nuk i dha mandatin e deputetit, siç Ilir Alimehmeti besonte. Hapja sërish e kutive i uli dhjetëra vota kandidatit demokrat, pasi u vlerësuan si të pavlefshme. Por Alimehmeti akuzon Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ se është bërë pjesë e manipulimit të rezultatit, me leximin e gabuar të fletëve të votimit. “Ata që janë mësuar të fusin duart, vazhdojnë të ndikojnë numëruesit. KAS i quan vota të shtuara ato vota që me vendim administrativ ka ndërhyrë te vullneti i qytetarëve, të cilët kanë votuar te mbiemri, si me sistemin e vjetër zgjedhor. Pra, kur këto vota duhet të ishin të vlefshme!”, thotë Alimehmeti. Në vazhdën e parregullsive të zgjedhjeve, e cilëson procesin e rinumërimit mjeku...