“Duhen vetëm 46 bashki”, Mazniku: Kundërshtimet ishin të pritshme, nuk cenohet asnjë shërbim për qytetarët
Pavarësisht oponencës së ardhur nga qytetarët e bashkive të vogla, mazhoranca nuk tërhiqet nga propozimi për hartën e re territoriale me 46 bashki. Për Vizion Plus, hartuesi i reformës nga socialistët, Arbjan Mazniku pranoi se kundërshtimet ishin të pritshme, megjithatë shtoi se shkrirja e bashkive të vogla nuk heq shërbimet por e kundërta. “Ka disa palë të cilët fitojnë dhe ka disa palë të cilët fitojnë më pak ose ndihen të rrezikuar. Ne jemi nisur me një reformë nga këshillimi që kemi për të siguruar që qytetarët të marrin shërbime më të mira, që investimet në terren t’i bëhen më të mëdha dhe më eficente, që punët publike të administrohen më mirë”, thotë Mazniku. Qytetarët e bashkive të vogla sipas tij, nuk do t’iu duhet...
Burimi:
javanews.al