Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dubai do sjellë sot në pranga Denis Bajrin e ‘Metamorfozës’, i akuzuar për 5 krime të rënda nga SPAK
Dubai pritet të sjellë sot (23 korrik) në pranga një tjetër të shumëkërkuar të drejtësisë. Bëhet fjalë për Denis Bajroviç (Bajri), ndaj të cilit GJKKO ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për vrasje me paramendim në bashkëpunim, grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Gjithsej ndaj tij rëndojnë 5 akuza të rënda të ngritura nga SPAK dhe që kanë të bëjnë me aktivitetin e grupit të Bajrave të Shkodrës. Bajri u arrestua më 27 shkurt 2024 në Emiratet e Bashkuara Arabe. “Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë të Interpol Tiranës me Interpol Abu Dhabi...