Duart e kryqëzuara të Mona Lizës, kod i fshehur i Leonardo da Vinçit

Duart e kryqëzuara të Mona Lizës, kod i fshehur i Leonardo da Vinçit

Shkruan Albert Vataj Në kryeveprën enigmatike të artit të Rilindjes së Artë, Mona Lizën e Leonardo Da Vinçit, ndërsa syri i shikuesit ndalet fillimisht te buzëqeshja që lëkundet mes ndjeshmërisë dhe fshehtësisë, dhe te vështrimi që ndjek pa u lëvizur, është një tjetër detaj që, në heshtje, grish vëmendje të thellë: duart. Të kryqëzuara butësisht mbi njëra-tjetrën, ato nuk janë vetëm një element formal i kompozimit, ato janë një përmbajtje më vete, një mesazh i fshehur në qetësinë e figurës. Pozicioni i tyre, me njërën dorë të vendosur me kujdes mbi tjetrën, krijon një pikë gravitacionale të pazëshme, peshoren shpirtërore të gjithë portretit, ku qenia e saj qëndron pezull mes tokës dhe qiellit, mes përjetësisë dhe çastit, mes trupores dhe shpirtërores. Në këtë ekuilibër delikat,...