Duart e huaja” si alibi për shmangien e përgjegjësisë politike

Duart e huaja” si alibi për shmangien e përgjegjësisë politike

Duart e huaja” si alibi për shmangien e përgjegjësisë politike Pak metra larg sheshit përpara Kryeministrisë, ku policia dhe protestuesit po përplaseshin të enjten në mbrëmje, një grup të rinjsh përpiqeshin t’i shpëtonin gazit lotsjellës duke u larguar drejt zonës së ish-Bllokut, pranë Kryesisë së Kuvendit. BIRN dëshmoi momentin kur dy prej tyre u ndaluan nga dy persona të veshur civilë, të cilët mbanin shkopinj gome në duar. Pasi i futën të rinjtë në një makinë të bardhë, personat u larguan nga vendngjarja. Dy vajza që shoqëronin të ndaluarit arritën të largoheshin me vrap. “Edhe neve na thanë: ‘Afrohuni, mos kini frikë’, por ne vrapuam. Shokët tanë i ndaluan”, tregoi njëra prej tyre, studente e vitit të dytë të Arkitekturës. E shqetësuar, studentja u përpoq...