Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Duam të tregojmë se e meritojmë Botërorin”! Strakosha: Kundër Serbisë ndahet vendi i dytë dhe i tretë
Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare”, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Skuadra ka nisur përgatitjet zyrtare prej ditës së hënë, teksa tashmë trajneri Silvinjo ka në dispozicion të gjithë ekipin. Dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha dhe Arbër Hoxha dolën sot në konferencën zyrtare për media, ku iu përgjigjën interesit dhe pyetjeve të gazetarëve lidhur me këtë sfidë. Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha tha përpara gazetarëve se skuadra ndihet gati për këtë sfidë dhe që do të futen në fushë për të marrë tre pikët. Ai tregoi se...