“Duam të dimë çfarë ndodhi”/ Salianji viziton familjen e elektricistit të vdekur në Laknas

“Duam të dimë çfarë ndodhi”/ Salianji viziton familjen e elektricistit të vdekur në Laknas

Ervin Salianji ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat e vdekjes së elektricistit Lutfi Elezaj në Laknas të Kamzës, duke kërkuar një hetim të plotë dhe të pavarur për zbardhjen e ngjarjes. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Salianji bëri të ditur se ka vizituar familjen e të ndjerit në banesën e tyre në Laknas, ku ka takuar bashkëshorten dhe familjarët, të cilët kërkojnë të zbardhet e vërteta për vdekjen e tij. Sipas Salianjit, vdekja e elektricistit është trajtuar si pasojë e një infarkti, por familjarët pretendojnë se ka ende rrethana të paqarta që kërkojnë verifikim. Postimi i Salianjit: A është vrasje vdekja e elektriçistit Lutfi Elezaj në Kamëz? Pse po mbulohet ngjarja?Dëshmia rrëqethëse e bashkëshortes dhe familjarëve!Sot shkova në Laknas për t’i dhënë zë një familjeje...