“Duam kushte, duam dije, jo pallavra qeverie”/ Thirrjet dhe pankartat e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit

“Duam kushte, duam dije, jo pallavra qeverie”/ Thirrjet dhe pankartat e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit

Protesta e thirrur nga studentët para Ministrisë së Arsimit ka nisur. Siç shihet edhe në pamje, të rinjtë mbajnë në duar pankarata me thirrjet “Revoltë”. Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, të rinjtë kanë mbushur rrugën e Durrësit, duke kërkuar përmirësimin e kushteve dhe zgjidhjen e problematikave që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura. “Duam kushte, duam dije, jo pallavra qeverie” dhe “Kur zgjohet rinia, bie qeveria” janë thirrjet që shoqërojnë protestën e studentëve. Protesta është thirrur në nivel kombëtar, me organizatorët që u kanë bërë apel studentëve nga të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe qytetarëve të tjerë t’i bashkohen tubimit. Përmes mesazheve të tyre, studentët dhe të rinjtë shprehin pakënaqësinë ndaj situatës në arsim dhe mungesës së reagimit institucional. Tubimi po zhvillohet para...