Dua Lipa rikthen elegancën e Gucci-t të vitit 1996 me një fustan vintage
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje elegante, duke zgjedhur një fustan vintage nga koleksioni i Gucci-t nën drejtimin kreativ të Tom Fordit, për sezonin vjeshtë/dimër të vitit 1996. Fustani i gjatë, në ngjyrë të zezë, ndërthur linjat e thjeshta me një dizajn të guximshëm në pjesën e pasme. Pjesa e hapur e shpinës, e kombinuar me një rrip të gjerë dhe një tokëz të madhe ngjyrë ari me logon karakteristike të Gucci-t, i jep veshjes një pamje të veçantë. I realizuar nga pëlhura e mëndafshit me teksturë të butë, fustani ka mëngë të gjata dhe një siluetë që ndjek linjat e trupit deri në fund. Hapja e thellë në shpinë dhe detaji i rripit krijojnë kontrastin kryesor të...
Burimi:
kultplus.com