Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Dua Lipa: Ejani me mua, prapa skenave të festivalit “Sunny Hill”
Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar së fundmi një video ekskluzive në platformën e saj Service95, ku sjell momente të veçanta nga prapaskenat e edicionit të sivjetshëm të Sunny Hill Festival 2025, i mbajtur në Prishtinë. Në këtë rrëfim vizual, ajo flet me emocion për rikthimin në vendlindje dhe për përgatitjet intensive që kanë paraprirë natën e parë të festivalit, ku ajo performoi para publikut vendas në një atmosferë magjike. E rrethuar nga familja dhe ekipi i saj, Dua ndan një histori personale që fillon nga koncerti i saj i parë në Prishtinë, në vitin 2016, deri te zhvillimi i një festivali me përmasa ndërkombëtare. “Koncerti im i parë në Prishtinë ishte në vitin 2016. Po bëja një turne në Europë dhe...