Dua Lipa dhe emrat e njohur të letërsisë ndajnë librat e tyre të preferuar
Këngëtarja shqiptaro-britanike Dua Lipa ka ndarë rekomandimet e saj letrare, duke përzgjedhur vepra që, sipas saj, nxisin reflektimin mbi njerëzimin, jetën dhe sfidat e shoqërisë bashkëkohore. Në kuadër të Festivalit të Letërsisë në Londër, të cilin ajo e kuron këtë vit, artistja dhe një grup autorësh të njohur kanë zbuluar librat që do t’ua rekomandonin lexuesve më shumë se çdo tjetër. Në një artikull të publikuar nga The Observer, Dua Lipa dhe shkrimtarët Zadie Smith, Hanif Kureishi, Malorie Blackman, Max Porter, Ta-Nehisi Coates, Amelia Abraham dhe Nadia Murad ndajnë përvojat e tyre me veprat që kanë lënë gjurmë në jetën dhe formimin e tyre letrar. Dua Lipa ka përzgjedhur romanin “Klara and the Sun” të shkrimtarit japonez dhe fituesit të Çmimit Nobel për Letërsi, Kazuo...
Burimi:
kultplus.com