Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Dua Lipa bëhet shtetase e Kosovës me dekret presidencial: Mirë se erdhe në shtëpi Dua!
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot me dekret presidencial, ia dhuron shtetësinë e Republikës së Kosovës, këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës, shkruan KultPlus. Presidentja Osmani ka thënë se këngëtarja Lipa është një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit. “Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme. Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me të arriturat e saj dhe duke u shndërruar në inspirim për miliona njerëz anekënd globit. Mirënjohja jonë është e pafund për gjithçka...