Droni e kapi “mat”, teksa kultivonte lëndë narkotike/ Pranga 37-vjeçarit në Durrës

Droni e kapi “mat”, teksa kultivonte lëndë narkotike/ Pranga 37-vjeçarit në Durrës

Vihet në pranga një 37-vjeçar në fshatin Manëz të Durrësit, pasi që u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimë narkotike. Policia asgjësoi me anë të djegies 150 bimë narkotike kanabis sativa. “Gjatë operacionit, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gjuricaj, shërbimet e Policisë konstatuan 150 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, shtetasin A. Gj., i dyshuar si autor i kultivimit të këtyre bimëve. Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Gjuricaj, ndërsa...
Burimi: Javanews.al