“Dron me eksploziv për t’i vënë zjarrin Kryeministrisë!”/ Rama zbulon planin e studentëve
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e dhunshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke dënuar sulmet ndaj policisë dhe dëmtimin e pronës publike e private. Në një komunikim në Facebook, kreu i qeverisë e cilësoi dhunën si të papranueshme dhe deklaroi se ajo nuk përfaqëson rininë shqiptare. Rama u ndal te gurët e shkëputur nga bulevardi dhe të përdorur kundër forcave të rendit, duke paralajmëruar se mjete të tilla mund të shkaktojnë pasoja të rënda, deri në humbje jete. Ai iu referua edhe pamjeve të transmetuara nga televizionet, ku, sipas tij, shfaqen grupe që nxisin dhunën dhe që nuk kanë lidhje me studentët. Gjatë deklaratës, kryeministri bëri një paralelizëm me ngjarjet e 21 Janarit, duke theksuar se situata e sotme duhet parë edhe në...
Burimi:
ntv.al