Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë

Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë

Finalizohet pas disa muajsh hetime, megaoperacioni i koduar “Blloku 33”. Goditen disa grupe kriminale që shitnin doza të drogave të forta në lokalet e natës në zonën e ish-bllokut. “Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 42 shtetas, pjesëtarë të grupeve që ushtronin këtë veprimtari kriminale. Nga 33 masa sigurie që ka caktuar Gjykata, u ekzekutuan 25 prej tyre (masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 24 shtetas, dhe masa e sigurisë  “Arrest në shtëpi”, për 1 shtetas). Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 8 shtetasve të tjerë. Sekuestrohen 1 kg e 964 gramë Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta,...
Burimi: Opinion.al