Drogë dhe trafik të rriturish, dëshmia e një punëtori hashashi hap për SPAK hetimin e një vepre tjetër penale

Drogë dhe trafik të rriturish, dëshmia e një punëtori hashashi hap për SPAK hetimin e një vepre tjetër penale

Dëshmia për llogari të SPAK e një 25-vjeçari nga Gramshi, i cili u gjet në Shkodër në një aksion anti-hashash, është vënë në pikëpyetje gjatë seancës paraprake kundër 14 personave, shumica kushërinj me njëri-tjetrin. Shkak është bërë krahasimi i tabulateve telefonike mes të akuzuarit Aleksandër Rrasa dhe Aurel Fejzo, i cili më herët kishte dëshmuar se ishte mashtruar për punë, por ndërkohë e dërguan në parcela hashashi. Një version i tillë e kishte bindur SPAK-un më herët se, veç kultivimit të drogës, gjendej edhe përpara dyshimeve për trafik të të rriturve. Por në gjyqin me dyer të mbyllura, prokurorja ka...