Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Droga u fsheh në oborrin e vjehrrit”/ Arrestohet 21-vjeçari në Lezhë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori
👁10234
Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin “Vakumi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve ku u arrestua një 21-vjeçar, një tjetër u shpall në kërkim, dhe një shtetas i tretë u procedua penalisht në gjendje të lirë. Si rezultat i operacionit u sekuestruan rreth 34 kilogramë lëndë e dyshuar cannabis sativa, një pjesë e presuar dhe e paketuar në qese vakumi, ndërsa pjesa tjetër e grirë, gati për shitje në doza. Operacioni u zhvillua pas lokalizimit të dy automjeteve me të cilat po qarkullonin të dyshuarit, në zonën e fshatit Balldre. Pas një ndjekjeje nga shërbimet e Policisë, njëri...