Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Droga nga Amerika Latine në vendet e BE dhe Britani e fshehur në palete druri ose mes kafes, emrat e të arrestuave
SPAK, në bashkëpunim me EUROPOL, EUROJUST, agjencitë ligjzbatuese të Amerikës Latine dhe vendeve të Bashkimit Evropian, ka shkatërruar një rrjet të sofistikuar kriminal që merrej me trafikimin ndërkombëtar të kokainës. Organizata, e drejtuar nga shtetas shqiptarë, ka trafikuar sasi të mëdha droge nga Amerika Latine drejt tregjeve evropiane dhe Britanisë së Madhe. Sipas SPAK, grupi përbëhej nga 16 persona, të cilët janë identifikuar dhe janë tashmë nën hetim. Janë sekuestruar mbi 6 ton kokainë, me vlerë rreth 411 milionë euro. Në Shqipëri, me kërkesë të SPAK, janë lëshuar 7 urdhra-arresti. Deri tani janë ekzekutuar 6 prej tyre, ndërsa një tjetër dyshohet...