Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Droga me postë nga SHBA/ Bie në prangat e policisë 28-vjeçari në Tiranë
👁13084
Një tjetër rast i trafikut të drogës me postë është zbuluar nga Antidroga e Tiranës. Në pranga ka rënë një 28-vjeçar nga Fieri, në momentin që ishte duke marrë pakon me kanabis në një pikë postare në Tiranë. Pas kontrolleve të kryera efektivët sekuestruan rreth 135 gram kanabis sativa me përqindje të lartë TCH dhe 3 celularë. “Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, në drejtimin e Prokurorisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Dërgesa...