Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Dritëro Agolli: Këto ishin fjalët e fundit që dëgjova prej Azem Shkrelit
Azem Shkreli Nga Dritëro Agolli Azem Shkreli ishte nga shkrimtarët e parë të Kosovës që njoha nga afër. Nga ai kisha lexuar poezi dhe kisha dëgjuar të më tregonte ndonjëri, se jeton në Prishtinë një poet me emrin Azem Shkreli, se ka një pamje të tillë dhe se flet kështu apo ashtu dhe kaq. Por kur shkova për herën e parë në Kosovë në vjeshtën e 1972-së për Ditët e Poezisë që organizoheshin në Gjakovë e takova edhe Azemin mes grupit të shquar të poetëve të asaj ane të Shqipërisë. Në fillim më bënë përshtypje lëvizjet e tij të përhershme...