Drita jeshile drejt Grupkatiullit të 5-të negociues, reagon Spiropali: Kuvendi do të vijojë të mbështesë maksimalisht modernizimin e bujqësisë

Drita jeshile drejt Grupkatiullit të 5-të negociues, reagon Spiropali: Kuvendi do të vijojë të mbështesë maksimalisht modernizimin e bujqësisë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, përshëndet marrjen nga Shqipëria të letrës “ftesë” për Pozicionin Negociues për Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”. Me anë të një postimi, ajo shkruan: “Ftesa e Presidencës Daneze për paraqitjen e Pozicionit Negociues për Grupkapitullin 5 ‘Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni’ dhe Konferenca Ndërqeveritare që do të mbahet së shpejti përmbyllin çeljen e të gjithë kapitujve të negociatave. Kuvendi do të vijojë të mbështesë maksimalisht paraqitjen e Pozicionit Negociues dhe përpjekjet, kontributet dhe investimet për zhvillimin e qëndrueshëm rural, modernizimin e bujqësisë dhe kohezionin social e territorial të Shqipërisë, si dhe do të intensifikojë diplomacinë parlamentare...