Drenica dhe Feronikeli 74 ndajnë pikët, Vushtrria shënon fitoren e parë – Balkanweb.com – News24

Drenica dhe Feronikeli 74 ndajnë pikët, Vushtrria shënon fitoren e parë – Balkanweb.com – News24

Drenica dhe Feronikeli 74 kanë luajtur baras 2:2, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të Albi Mall Superligës së Kosovës, të zhvilluar të shtunën mbrëma në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Mysafirët kaluan në epërsi që në minutën e dytë, me golin e Lorik Dobratiqit, ndërsa vetëm tri minuta më vonë Kreshmir Luetiq shënoi autogol, duke bërë që rezultati të barazohej në 1:1. Në pjesën e dytë, Drenica kaloi në epërsi me kapitenin Genc Hamiti, i cili realizoi nga afërsia në minutën e 62-të. Megjithatë, Feronikeli 74 reagoi dhjetë minuta më vonë, kur Ibrahim Cërvadiku shënoi për rezultatin përfundimtar 2:2. Në minutat shtesë, Feronikeli 74 pretendoi për penallti, por pas rishikimit të aksionit në VAR u konstatua pozitë jashtë loje gjatë ndërtimit të...