Berisha: Skapi i Partisë tani do quhet Avokatura Speciale e Kryeministrit Kriminel Edi Rama

Berisha: Skapi i Partisë tani do quhet Avokatura Speciale e Kryeministrit Kriminel Edi Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme pas paraqitjes së tij në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të SPAK-ut, Berisha e cilësoi institucionin si “Avokatura speciale e kryeministrit Edi Rama”. Gjatë fjalës së tij, kreu demokrat bëri të ditur se kishte lënë edhe një shënim në zyrat e SPAK-ut, drejtuar drejtuesve të institucionit dhe kryeministrit Edi Rama. “Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë konferencë të mbajtur para këtij institucioni, të cilin që sot e tutje do ta pagëzojmë Avokatura Speciale e Kryeministrit Kriminel Edi Rama. Mos e harroni pra, ASKKR. I ndërrohet emri, nuk quhet më Skapi i partisë, por tani edhe partinë ka filluar ta...