“Keni një ftesë për Veliajn dhe Spirolalin?” Berisha: Të bashkohemi për të përcjellë Ramën

“Keni një ftesë për Veliajn dhe Spirolalin?” Berisha: Të bashkohemi për të përcjellë Ramën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët jashtë Prokurorisë së Posaçme në lidhje me përplasjet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetes Elisa Spiropali me kryeministrin Edi Rama. I pyetur nëse ka ndonjë thirrje ndaj tyre, Berisha tha se të gjithë faktorët që e konsiderojnë kryeministrin Rama si të keqen më të madhe në vend duhet që të bashkohen në mënyrë që të bëjnë të mundur largimin e tij. “Të gjithë faktorët që e konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe në historinë pluraliste duhet të bashkohen ta përcjellim një minutë e më parë.”, tha ai nga përpara SPAK, ku ishte në zbatim të masës detyrim paraqitje. Kujtojmë që në mbledhjen e së shtunës të Asamblesë së PS-së, Elisa Spiropali...