Drejtuesit e OpenAI dhe Anthropic kërkojnë bashkëpunim ndërkombëtar për kontrollin e rreziqeve të IA-së
Drejtues të kompanive të inteligjencës artificiale kanë bërë thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar në menaxhimin e rreziqeve që lidhen me zhvillimin e kësaj teknologjie, gjatë një takimi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, deklaroi se zhvillimi i inteligjencës artificiale ka arritur në një pikë ku nevojitet “kujdes maksimal”. Sipas tij, njerëzimi ndodhet përballë një zgjedhjeje, pasi IA-ja mund të sjellë një periudhë të re krijimtarie dhe zbulimesh, por njëkohësisht mund të shkaktojë ndryshime të mëdha dhe çrregullime në shoqëri. Altman përmendi dy rreziqe kryesore që lidhen me zhvillimin e IA-së. I pari është mundësia që njerëzit të humbasin kontrollin mbi teknologjinë, nëse ajo përparon me një ritëm aq të shpejtë sa njerëzit nuk arrijnë më...
Burimi:
kultplus.com