Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Drejtori i Policisë, Proda takon drejtorin e Antimafies italiane: Ju trajnojmë si të luftoni krimet me kriptomonedhat
👁2851
Antimafia italiane pritet që të trajnojë oficerët e Policisë Shqiptare në luftën kundër krimeve në fushën e kriptomonedhave. Premtimi u bë nga drejtori i hetimit Antimafia Michele Carbone gjatë një takimi me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda në Tiranë. Gjatë këtij takimi, dy drejtuesit vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërinstitucional mes Policisë së Shtetit, DIA-s dhe Policisë italiane. Carbone çmoi profesionalizmin e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe theksoi se ngritja dhe funksionimi i 14 skuadrave të përbashkëta hetimore dhe operacionet e kryera deri tani, janë dëshmi e angazhimit reciprok. Dy drejtuesit vlerësuan gjithashtu kontributin...