Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Drejtori i Policisë, Proda me përfaqësuesin e UNHCR: Partneriteti, kontribut në rritjen e aftësive të punonjësve
👁1957
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi një takim me përfaqësuesin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) në Shqipëri, Toshitsuki Kaëauchi. Të dy palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Policisë së Shtetit dhe UNHCR, në drejtim të adresimit të çështjeve që lidhen me migracionin, mbrojtjen e kufijve dhe ndihmën për emigrantët, azilkërkuesit dhe personat në nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në vendin tonë. Proda theksoi se ky partneritet ka kontribuar ndjeshëm në rritjen e aftësive të punonjësve të Policisë për të identifikuar dhe trajtuar me profesionalizëm rastet që lidhen me azilkërkuesit dhe grupet e ndjeshme....