Drejtori i Policisë, Ilir Proda takim me homologun turk. Flitet për forcim të bashkëpunimit

Drejtori i Policisë, Ilir Proda takim me homologun turk. Flitet për forcim të bashkëpunimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi një vizitë zyrtare në Policinë turke në Stamboll. Delegacioni shqiptar u prit në një takim miqësor dhe të ngrohtë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë turke, Guvernatori Mahmut Demirtaş. Ky i fundit e përgëzoi Prodën për frymën e re të bashkëpunimit dhe vendosmërinë për të forcuar më tej marrëdhëniet me partnerët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare. Ai shprehu gatishmërinë që Policia turke të vazhdojë të jetë një mbështetje e fuqishme për Policinë e Shtetit. Drejtor Proda e falënderoi homologun turk, për pritjen dhe për mbështetjen, dhe e njohu atë me...